Muriqi në gjurmët e Van Nistelroit

Sport

Vedat Muriqi u bë protagonist sërish në fundjavë për Fenerbahcen në Turqi, duke shënuar një gol në minutat e fundit, por mori edhe një karton të kuq, në fitoren 2-0 në fushën e Gazientepsporit. Në këtë mënyrë, 25-vjecari u konfurmua si një armë e rëndësishme e skuadrës turke, duke shënuar 11 gola në 18 javë. Madje mund të thuhet se sa herë që ai ka shënuar, Fenerbahce thuajse gjithmonë ka arritur të fitojë. Përjashtim bën vetëm ndeshja e fituar 2-1 ndaj ish-skuadrës së tij, Riezsporit
Kaq ka mjaftuar edhe që të arriht në përfundimin që statistikat e tij të jenë të paprecedentë sa i takon sulmuesve të Fenerbahces në vitet e fundit.
Që prej sezonit 2010-2011, lojtari që ka arritur numrin më të madh të golave ka qenë Van Persie, autor i 16 realizimeve në 2015-2016-n. Nëse Muriqi është në gjendje të ruajë këtë ritëm (deri tani, 11 gola në 18 javë) mund të bëhet sulmuesi që ka shënuar më shumë gola për Fenerbahcen brenda një sezoni, në 8 vitet e fundit. Duke kaluar pikërisht bomberin e njohur holandez.