Vedat Muriqi rezultoi një nga sulmuesit më efektiv në La Ligan Spanjolle, gjatë sezonit që sapo u mbyll. Sulmuesi nga Prizreni e mbylli me 15 gola të shënuar në kategorinë më të lartë të futbollit spanjoll. Ndërkohë që ka ngjallur menjëherë edhe interesim në merkato, ku sidomos janë klubet turke me në krye Galltasarajin, që duan ta kenë në radhët e tyre. Mirëpo cdo hipotezë për transferimin e tij në Stamboll, e ka hedhur poshtë trajneri Okan Byruk, që ka thënë se do të jetë e vështirë t’i rrëmbehet Majorkas, pas sezonit të mirë që zhvilloi kosovari aty. Për ëm tepër, 29-vjeçari mund të thuhet se ka gjetur ambientin ideal në skuadrën nga Ishujt Baleare, pasi në sezonin e shkuar bëri mjaft mirë, duke përjetuar ndoshta kulmin e karrierës së tij.
Sikur të mos mjaftonte kaq, i ashtuquajturi Pirati ka fiksuar edhe një rekord në La Liga. Konkretisht, Shtatlarti i sulmit ka arritur që të fitojë plot 199 duele ajrore. Asnjë lojtar tjetër nuk ka mundur të totalizojë më shumë sesa bomberi dardan. Ai që kujtojmë se në La Liga arriti që të renditej edhe vendin e katërt të shënuesve më të mirë, duke qenë prapa vetëm Robert Levandovskit, Karim Benzema-s dhe Hoselu.
Për më tepër Muriqi kontribuoi jo vetëm me gola, por edhe me lojën e tij të palidhur, që Majorka ta mbyllte në vendin e nëntë të renditjes ssë përgjithshme. Mund të quhet një zgjedhje e goditur ajo e blerjes përfundimtare të kartonit të Muriqit për 9 milionë euro nga Lacio, ndërkohë që edhe gjatë sezonit të ri me shumë mundësi “Pirati” do të jetë në udhëheqjen e sulmit të skuadrës nga Ishujt Baleari.