Dukej se ishte çështje detajesh kalimi i tij me Gallatasarajin. Mirëpo përfundimisht Vedat Muriqi nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me presidentin e tij te Rezisepor, Hasan Kartal, për t’u larguar. Dhe ka vendosur të qendrojë aty ku është. Dy ekipet e interesuara për të ishin Fenerbahçe dhe Galatasarj, por duket se akordi është larg. Klubi ka interesa të tjera, ndërsa sulmuesi të tjera. Kështu që 25-vjeçari i ka habitur të gjithë duke ndryshuar totalisht me vendimin mbi të ardhmen e tij.
“Pas bisedimeve me presidentin e klubit, Hasan Kartal dhe mosmarrveshjeve për transferimin, vendosa që deri në përfundim të kontratës, karrierën ta vazhdoj me Rizesporin,” ka thënë një nga golashënuesit më të mirë të Turqisë, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Për ish-sulmuesin e Teutës dhe Besës, Rizespori kërkonte jo më pak se 5 milionë euro, por Gallata dhe Fenerbahce nuk përmbushnin kushtet. Në garë për shërbimet e Muriqit ishte futur edhe Lazio, megjithatë vendimi i sulmuesit e ka privuar edhe Igli Taren për të menduar për një tjetër sulmues cilësor.