Zhoze Murinjo është ende një trajner i lirë dhe që nga koha kur u shkarkua si trajner i Mançester Junajtidit, “Special One” nuk ka gjetur ende një skuadër të re. Ofertat për portugezin nuk kanë munguar por duket se ai po shijon pushimet, në pritje të një skuadre elitare në Europë. Trajneri portugez ka refuzuar edhe një ofertë të majme nga Kina, aty ku e ka kërkuar Guangzhou Evergrande. Në drejtim të Murinjos, ishin ofruar shumë të konsiderueshme parash në mënyrë që ky i fundit të pranonte ofertën, megjithatë Murinjo e ka refuzuar.
Raportohet se Guangzhou kishte përgatitur një kontratë trevjeçare ku Murinjos i ofrohej më shumë se 30 milionë euro në sezon, ose e thënë ndryshe, për 3 vite kontratë ai do të merrte rreth 100 milionë euro. Mesa duket, milionat nuk janë një prioritet për një trajner që është mësuar të fitojë tituj të rëndësishëm në Europë.