Mundësia për të drejtuar sërish Barcelonën, përgjigjet Pep Guardiola

Sport

Pep Guardiola përjashton mundësinë e rikthimit tek Barcelona. Jo në pak raste, tekniku katalanas është komentuar në media, se ndoshta një ditë, do të marrë sërish timonin e ekipit blaugrana. Megjiathatë, në lidhje me këtë temë, është përgjigjur vetë strategu i Manchester Cityt, duke qartësuar kësisoj edhe opinionin public.

“Dera për të trajnuar sërish Barcelonën, është e mbyllur. Tani jam mjaft i shtyrë në moshë për të stërvitur sërish ekipin katalanas”, ka thënë shkurtimisht Pep.

Më tej, 3 herë fituesi i Champions League, ka thënë se roli i trajnerit, është një nga punët më të vështira të mundshme, sepse përgjegjësia është e madhe dhe presioni për të fituar, nuk largohet asnjëherë.

Guardiola, ka një kontratë të vlefshme me Manchester Cityn, deri në verën e 2025-tës, ndërsa mundësitë janë që 53 vjeçari të mos vazhdojë më përtej edicionit të ardhshëm në krye të kampionëve të Anglisë.

Gjithësesi, se ç’do të ndodhë me të ardhmen e trajnerit Pep Guardiola, këtë gjë do ta tregojë vetëm koha.