“Kur nisesh nga disavantazhi 3-1, do të thotë që nuk kemi edhe aq shumë për të humbur. Gjithsesi, do të bëjmë përpjekjen tonë. Kjo është detyra jonë, në fund të fundit. Prandaj, do të provojmë të fitojmë ndeshjen. E dimë që na nevojitet të shënojmë të paktën 2 gola e të mos pësojmë asnjë. Por në radhë të parë duhet të mendojmë për lojën, pastaj rezultati do të vijë si pasojë. Asgjë nuk është e garantuar. As fakti që mund ta përmbysim. Për më tepër që nuk kemi tifozë në shkallët e stadiumit. Gjithsesi, kjo nuk është edhe aq ndryshe nga ndeshja e javës së kaluar. Duhet të mendojmë edhe për mbrojtjen, sepse mund të ndëshkohemi dhe kjo do të na e bënte edhe më të vështirë. Por nuk besoj se ka një skuadër në botë që mund ta pengojë Realin për të pasur raste. Mund të them se ky është momenti më vendimtar i sezonit. Jam 100% i sigurtë se të dyja skuadrat janë gati. Edhe Reali, pavarësisht se mund të jenë lodhur nga sfida me Barcelonën”.