Muller e provokon Barcelonën!

Sport

largea_31fe49ec00000578-3484189-image-m-75_14575404690101457603612.jpg

Bayerni  Munihut është favorit i madh për ta mbrojtur titullin e kampionit në Bundesliga I, pasi që tani ka pesë pikë më shumë se vendi i dytë, Dortmundi, ndërsa besojnë e shpresojnë se do të jenë forcë edhe në Champions League. Sulmuesi bavarez, Thomas Muller, shprehet në mënyrë paksa provokuese, se nuk e di se në cilin aspekt Barcelona është më e mirë se ekipi i tij.

“Barcelona po kalon një moment të mirë. Shoh Bayernin si një nga ekipet më të mira në Evropë, natyrisht bashkë me Barcelonën. Ne jemi të parët në Bundesliga, jemi një ndeshje larg finales së kupës së Gjermanisë, dhe gjithashtu kemi arritur një rezultat të mirë jashtë fushe në ndeshjen e parë të të tetës së finales së Championsit. Nuk e shoh ku Barcelona është më e mirë se ne. Mund të shihet çdo javë se sa të mirë janë, por mund të shihni dhe ndeshjet tona dhe të thoni ‘Po, edhe Bayern është shumë i fortë’. Nëse përballemi sërish me Barcelonën do të jemi të përgatitur”, ka thënë Muller.