Klubi francez AS Monaco ka pergatitur oferte 15 mln euro per Legian qe te blej kartonin e Ernest Mucit. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është duke kaluar një formë fantastike te ekipi nga Varshave. Ai ka pasur disa oferta në verë, teksa Celta Vigo nga La Liga spanjolle u interesua për të, duke ofruar deri në katër milionë euro. Tanimë, sipas asaj që ka bërë të ditur Panorama Sport, klubi i Monacos në Francë dëshiron sulmuesin, duke ofruar deri në 15 milionë euro për kartonin e tij. duket se Muçi me shtatë golat e shënuar këtë fillim sezoni ka bërë për vete klubin e Principatës që luan në Ligue I, duke dashur të bëjnë të vetin sulmuesin për një shifër rekord. në lojë flitet se është futur edhe Jorge Mendes, ish-agjenti i Cristiano Ronaldos.
Nëse ky kalim ndodh, nga kjo situatë do përfitonte edhe Tirana, me bardheblutë që kanë mbajtur 10 përqind të kartonit të lojtarit. Saktësisht shuma prej 1.5 milionë euro do shkonte te bardheblutë, nëse ky kalim ndodh në janar ose verën që vjen, me Muçin që do bëhej shitja më e shtrenjtë nga kampionati polak drejt një tjetër vendi.
22-vjeçari ka kontratë me Legian deri në verën e 2025, ndërsa vlera e tij në treg është për momentin 2.5 milionë euro. I blerë nga Legia në 23 shkurtin e 2021, Tirana përfitoi asokohe 500 mijë euro nga sulmuesi. Tanimë mund të marrë 3-fishin.