MUCI PARA DERBIT, I LESHON SFIDEN GALLATASARAJIT

Sport

Besiktas ka fituar 2 me 0 ndaj Konyaspor, në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Turqisë, duke kaluar në gjsyëmfinale ku do të ndeshet me Ankaragucu. Pas fitores së pastër, ekipi turk e sheh veten mes katër skuadrave më të mira të Kupës, aty ku nuk figuron Gallatasaraji, i eleminuar nga Karagumruk ku u rikthye të luajë titullar mbrojtësi kuqezi, Federik Veseli.

Mirëpo është një tjetër lojtar shqiptar si Ernest Muçi, që ka marrë ndërkaq të gjithë vëmendjen në këtë periudhë. Pavarësisht se nuk ka shënuar gol në përballjen me skuadrën e Cikalleshit dhe Ethemit, sulmuesi shqiptar dhuroi spektakël në fushë. Në rastin e minutës së 57’, Muçi i bëri të gjitha por pasimi i tij në zonë nuk u përkthye në gol nga Rashica. Goditja e tij përfundoi në goditje këndi.

“Shihemi të dielën”, shkruan Ernest Muçi në rrjetet sociale, teksa ka lëshuar sfidën duke ripostuar një foto të tijën nga Beshiktash, tifozët e të cilit e kanë pagëzuar me nofkën “Maestro”. Kujtojmë se të dielën Besiktas pret Galatasarayn kryesues. E gjithë vëmendja është zhvendosur tashmë te kjo supersfidë  që do të transmetohet të dielën në TRING SPORT.