MSG i Barçës po fillon të… “dërgohet”

Sport

Nga vetë akronimi MSG, trio sulmuese Messi-Suarez-Griezmann duhet të ishte një nga ato që dërgon një mesazh, nga ato të fortët për kundërshtarët. Por ja që “mesazhit” iu deshi pak kohë që të lëshohet… Kohën që iu nevojit të ardhurit më të fundit, Antoine Griezmann për të hyrë në mekanizmat e lojës së Messit dhe Suarezit.

E më në fund, MSG gjeti rrugën e duhur drejt golit, brenda një ndeshjeje si ajo ndaj Eibarit. Aq sa mjaftoi për të dhënë idenë se gjithcka po merr formë dhe sidomos, për të kthyer katalanasit në krye të La Ligas, pas fitores së pestë radhazi. E gjitha ka përkuar gjithashtu me rikthimin e Messit nga dëmtimi, çka ka shërbyer për rrjedhshmërinë dhe kohezionin mes atyre të treve në sulm. “Eshtë vetëm cështje kohe. Lojtarët e mëdhenj e kuptojnë gjithmonë njëri-tjetrin”, u mjaftua të thotë trajneri Valverde.