Mposhtet Barcelona, gara për titullin mund të konsiderohet e hapur

Sport

Java e 23 ka prodhuar surpriza në kampionatin spanjoll. Pas 7 fitoresh të njëpasnjëshme, Barcelona është mposhtur në mënyrë të befasishme në transfertën e Almeria me rezultatin 1-0. Goli I vetëm I sfidës u shënua që në minutën e 24 nga El Bilal Toure, I cili e shfrytëzoi në maksimum pasionin e ardhur nga këmbët e kolumbianit Luis Suarez.

Pas një momenti të tillë, Barcelona provoi të rikthehej në lojë, por pavarësisht mundësive të krijuara, skuadra e drejtuar nga Xavi Hernandez nuk ia doli dot të ishte e sukseshme. Ekipi katalanas arriti të ndërtonte 47 krosime në zonën e Almerias, çka është statistika e tyre më e lartë në një ndeshje të kampionatit në transfertë, që nga edicioni 2005/06-të.

Nga ana tjetër, Almeria kishte 13 ndeshje njëra pas tjetrës që nuk fitonte ndaj Barcelonës, duke regjistruar 11 humbje dhe vetëm 2 barazime. Përgjatë kësaj kohe, ekipi andaluzian kishte pësuar mesatarisht 3 gola për ndeshje ndaj atij katalanas.

Sidoqoftë, kjo humbje, e mban Barcelonën në vendin e parë në La Liga në kuotën e 59 pikëve. Mirëpo, diferenca me ndjekësit e Real Madrid është shkurtuar në 7 pikë dhe në këtë mënyrë, me 15 ndeshje të mbetura deri në mbyllje të sezonit, kampionati mund të konsiderohet I hapur. Në derbin e Madridit, Reali dhe Atletico u ndanë në barazim 1-1 në “Santiago Bernabeu”.