Manchester United mposhti lehtësisht në transferëtë 3-0 kampionët e Zvicrës, Young Boys. Ylli i ndeshjes ishte padiskutim Paul Pogba. Kampioni i botës realizoi një dopietë si dhe ishte protagonist në golin e tretë më asistin për Anthony Martial. Një ndeshje që duket se ka kënaqur pritshmëritë e Jose Mourinhos, që përgëzon të tijët për mënyrën se si reaguan edhe kur ishin në avantazh. “Më pëlqeu se si skuadra vazhdoi të luantë në sulm edhe kur rezultati ishte 2-0. Djemtë kërkuan të vrisnin ndeshjen duke shënuar një gol të tretë dhë me pëlqen kjo gjë. Tregon maturi dhe profesionalizëm. Dalot dhe Shaw zhvilluan një ndeshje të një nivelit të lartë. Bënë gjithçka që duhej për skuadrën dhe ishin pikat më të rrezikshme të sulmeve tona.”
Por sa i përket Pogba, duket se Mourinho nuk fsheh faktin se mes tij dhe francezit, problemet vijojnë të ekzistojnë. Trajneri portugez e përgëzon lojtarin për paraqitjen e bërë, por nuk kërkon të flasë shumë rreth tij. “Nuk mendoj se Pogba mund të shënoi në çdo ndeshje. Goli i parë i tij ishte njëjtë si goditja që portieri i Watford, Foster, i priti në fundjavë. Më pëlqen që në pozicione të atilla ai mund të shënojë pasi është një plus për skuadrën. Ndaj jam i lumtur më këtë gjë.” Në Champions League, gjërat në vijim do të vështirsohen për ‘djajtë e kuq’. Të besuarit e Mourinhos përballen fillimisht me Valencian, për të luajtur më pas dy sfida kundër Juventusit, që ndoshta mund të vendosin edhe kreun e grupit.