Prej disa ditësh përflitet se ka kontakte të vazhdueshme mes përfaqësuesve të Harry Kane dhe drejtuesve të Manchester United, në lidhje me një transferim që mund të marrë ‘jetë’ gjatë merkatos së ardhshme verore. Sulmuesi i Tottenham kërkon të fitojë trofe, dicka që i mungon tek klubi londinez, ku ai mbetet pika më e fortë e ‘Spurs’-ave. Megjithatë, një transferim i tillë duket se është i vështirë për t’u realizuar. Kjo, jo për shkak të kostove financiare, pasi tek United arkat janë të mbushura, por prej trajnerit të Tottenham, Jose Mourinho. Këtë mendon edhe legjendae Manchester United, Rio Ferdinand, i cili në rrjetet sociale u shpreh se gjasat që Kane të luajë në ‘Old Trafford’ janë të pakta. Sipas tij, Mourinho kurrësesi nuk do të lejojë largimin e një prej yjeve kryesorë të skuadrës, për më tepër, jo tek Manchester United, ku ai thuhet se nuk u na në mënyrën më të mirë të mundshme. Vetë lojtari ka refuzuar të flasë për këto spekulime, ndërsa tek Tottenham kanë kërkuar të qetësojnë tifozët duke thënë se Kane mbetet kapiteni i skuadrës dhe se është pika kryesore e projektit të presidentit Levy.