Mourinho, këshillë për Klopp: Ja si ndalet Messi…

Sport

jose2
Lionel Messi po përjeton një sezon madhështor te Barcelona, ku ka shënuar 45 gola dhe ka dhënë 22 asiste në 43 paraqitje, duke rezultuar si golshënuesi më i mirë në Evropë. E në krahasim me rivalin e tij, Cristiano Ronaldo, Barcelona mund t’i japë mundësinë argjentinasit për të fituar “Tripletën” e trofeve në këtë sezon. Për këtë arsye, ish-trajneri i Interit, Realit të Madridit dhe Manchester United, Jose Mourino, beson se Messi do të fitojë këtë vit edhe “Topin e Artë” numër 6 të karrierës së tij. “Leo është duke pasur një sezon fenomal. Prandaj, me Juventusin dhe Cristiano Ronaldon jashtë luftës për Champions League, ai e di që “Topi i Artë” është aty, duke e pritur në fund të vitit”, ka deklaruar Mourinho për spanjollen “Marca”. Messi shihet si favoriti kryesor për fitimin e cmimit prestigjoz, që nuk e fiton nga 2015-a dhe ku vitin e kaluar mbeti për herë jashtë podiumit pas 11 sezonesh radhazi.

6OODHRCPUVA3LEPQHYWXKJG4NU
Gjithashtu, portugezi ka pranuar se për kundërshtarët është praktikisht e pamundur të ndalin “El Pulcen”. Përpara gjysmëfinaleve të Champions League, tekniku ka dhënë një sugjerim për trajnerin Klopp dhe Liverpulin e tij. “Kur Messi ka topin në zotërim dhe të sfidon një për një, praktikisht ‘je i vdekur’. Nuk ke asnjë rrugëzgjidhje. Prandaj më shumë sesa duke i vendosur një mbrojtës në mbulim, mënyra më e mirë për ta ndaluar është si skuadër. Pikërisht duke krijuar një farë kafazi përreth tij”.Ndërkohë që Messi ka shansin të vijojë të thyejë rekorde në Evropë, Ronaldo duhet të kënaqet me faktin që pas titullit të parë kampion të fituar me Juventusin në Itali, ai është bërë i pari që shpallet kampion në Serinë A, Premier League dhe La Liga. Me Juventusin, Ronaldo ka fituar kampionatin dhe Superkupën italiane në sezonin e tij të parë, teksa ka shënuar 26 gola dhe ka dhënë 13 asiste në 39 ndeshje të luajtura në të gjithë kompeticionet.