Mourinho-Guardiola, plasin akuzat për VAR-in!

Sport

Vendosja e VAR-it në Premier League ka shkaktuar një debat të gjerë në vendlindjen e sportit më të bukur në botë. Në këtë situatë nuk ka mundur pa u futur edhe një nga trajnerët më të përfolur të futbollit, Jose Mourinho, tashmë në rolin e opinionistit sportiv në rrjetin Sky. E fortë ka qenë deklarata e bërë nga “Special One”, i cili është shprehur se “Vetëm hajdutët mund të ankohen për futjen e kamerave të sigurisë (VAR)”, ku tërthorazi iu drejtua rivalit të tij, Pep Guardiola. Trajneri i Manchester Cityt e kishte kritikuar VAR-in pas ndeshjes me Tottenhamin, pas anulimit të golit të mundshëm të Gabriel Jesus-it për një prekje të dyshimtë nga Otamendi. Ndërsa nga ana tjetër, kolegu i tij Pochettino deklaroi se “kishte rënë në dashuri me VAR-in, që në fakt e kishte ndihmuar edhe me anulimin e një goli, në cerekfinalen e CHampions League, ku “Spërs” morën kualifikimin pikërisht përballë City-t.


VAR-i ka filluar së aplikuari si teknologji tash e dy vite, ku në disa gara e kampionate më herët e disa më vonë. Megjithatë, kjo teknologji ka minimizuar gabimet e gjyqtarëve në një ndeshje dhe po shihet si diçka pozitive për futbollin. Por, ka edhe disa nga ata që janë kundër VAR-it dhe e kanë shprehur disa herë hapur një gjë të tillë.