Mount kërkon të shpërblejë Lampard; ten Hag shfaq besnikërinë për Ajax

Sport

Frank Lampard, trajneri i Chelsea: “Duhet të kuptojmë cilësitë dhe rrezikshmërinë që paraqet Ajaksi. Ata luajnë shumë mirë teknikisht dhe kjo na vuri në vështirësi në ndeshjen e parë. Që pas humbjes së parë në shtëpi, kemi treguar vërtet vlerat tona dhe kemi marrë rezultate duke bërë një lojë të kënaqshme. Megjithatë, mund të përmirësohemi akoma më shumë. I kemi të gjitha mundësitë për të bërë më mirë dhe për çuar lojën tonë në një nivel tjetër. Duam shumë që të vazhdojmë rrugëtimin tonë më tej dhe jemi përgatitur si duhet për të luajtur si në dy ndeshjet e fundit në këtë kompeticion. Skuadra ime është shfaqur e përkushtuar në stërvitje dhe të gjithë kërkojnë të përmirësohen sa më shumë. Kjo do të thotë se ndihet gati për të luajtur në nivele edhe më të larta.”


Mason Mount, mesfushor i Chelsea: “Po mësoj sa më shumë të mundem nga trajneri Lampard. Dëshiroj të përmirësohem në fazën mbrojtëse dhe atë sulmuese njëkohësisht dhe nuk është askush që mund të bëjë këtë më mirë se trajneri ynë. Ka patur një influencë të jashtëzakonshme tek unë. E dimë se na pret një ndeshje shumë e madh dhe e rëndësishme për rrugëtimin tonë. Por duhet të tregohemi profesionist dhe të mbajmë kokën të ulur e të vazhdojmë të punojmë sa më shumë. Vlerat tona do i tregojë vetëm fusha e lojës.”


Erik ten Hag, trajneri i Ajax: “Për mua, Chelsea është mes favoritëve për të fituar trofeun. Ata kanë treguar se kanë një skuadër të përgatitur mirë, ku gjen të rinj të talentuar dhe lojtarë me eksperiencë. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë për ne, por në ‘Champions’, kjo gjë është e kuptueshme. Nëse kërkojmë të përmirësohemi akoma më shumë, nëse duam që të tregojmë se kemi dëshirën për të shkuar larg, atëherë Chelsea është kundërshtari i duhur për të dhënë një mesazh tonin. Kam një lidhje të ngushtë me skuadrën time dhe kjo na bën punën akoma të lehtë në stërvitje. Jam i përqëndruar vetëm tek Ajaksi dhe dëshiroj të vazhdoj punën timë këtu.”


Dušan Tadić, sulmues i Ajax: “Kam luajtur shumë herë kundër Chelseat dhe mund të them se gjithmonë më kanë pëlqyer ndeshjet ndaj tyre. Nuk mendoj se i nënvlerësuam në ndeshjen e parë. Në patëm më shumë raste, por ata i shfrytëzuan më mirë. Kësaj radhe do të përpiqemi të jemi më të saktë dhe të mos u japim mundësi të na sulmojnë aq lirisht. Ne na pëlqen futbolli i hapur, por Chelsea është një ekip i ngjashëm që di se si ta shfrytëzojë diçka të tillë. Luajmë në fushën e tyre, por zbresim në fushë vetëm për fitore.”