Mou-Wenger injorojnë njëri-tjetrin

Sport

moutre-U9066337484155E--770x458Gazzetta-Web mediagallery-page
Arsenali fitoi në fundjavë kupën “Community Shild”, por ajo cka po bën të filtet më shumë në Angli nuk është triumfi ndaj Chelsea-it, por shpërfillja që Ëenger i bëri Mourinhos. Francezi iu largua portugezit pikërisht në momentin kur ky i fundit tentoi t’i zgjaste dorën në fund të ndeshjes.
Ëenger me fitoren e Superkupës, arriti të thyente tersin e tij përballë të ashturquajturi “Special One”, duke shënuar fitoren e parë në 14 përballjet që ka pasur me skuadrën e portugezit. Goli i fitores ishte ai i Chamberlain, por më tepër se klasi me të cilin u realizua ai gol, skenën e ka marrë shpërfillja që Ëengerit i bëri Mourinhos. Madje dy herë. Fillimisht teksa iu drejtua dhomave të zhveshjes, e më pas teksa iu rikthye fushës për t’u takuar me lojtarët e tij të skuadrës. Në shpërfilljen e dytë, Mourinho ishte fare pranë dhe u përpoq t’i zgjasë atij dorën, por që hasi në një shpërfillje totale. E gjithë kjo skenë u shoqërua edhe me brohoritje prej tifozëve nga shkallët e stadiumit.
Duke folur për mediat, Mourinho tha se po bënte atë çka ia kërkon statusi i trajnerit dhe i vetë klubit, duke pritur për ta përshëndetur fituesin, por që sipas tij Ëenger e shpërfilli qëllimisht. Ndër të tjera, portugezi teksa iu drejtua dhomave të zhveshjes, nuk harroi gjestin e tij të përhershëm, teksa ua hodhi medaljen tifozëve. Duke e treguar edhe një herë se e ka të vështirë të pranojë të dalë i dyti.