Roma siguroi fitoren e tretë në 4 ndeshjet e fundit mes kampionatit dhe Europa Leagues. Suksesi 1-3 ndaj Veronës erdhi në mbyllje të takimit, por pavarësisht fitores vëmëndja shkoi menjëherë tek derbi i ditës së dielë kundër Romës, një sfidë gjihmonë e vecantë të cilën e ndezi edhe më tepër trajneri i Lazios Sarri, pas humbjes ndaj Salernitanës, ku aludoi për një komplot në lidhje me kartonin e verdhë të Milinkovic-Savic-it që nuk do të jetë për “bardhekaltrit”. Jose Mourinho nuk pranoi të komentonte drejtpërdrejtë fjalët e homologut të tij, por nuk e kurseu një thumbim në lidhje me lënien fillestare në stol të Savic-it nga ana e Sarrit, për ta ruajtur pikërisht nga ai karton i verdhë të cilin për ironi serbi e morri sërish kur hyri në fushë.
“ Nuk më intereson derbi, më intereson ndeshja e rradhës kundër Ludogorets. Kur një trajner nuk mendon për ndeshjen që ka më afër, por për atë pasuesese, gabon. E kam përjetuar këtë eksperiencë personalisht dhe kur bën një gabim të tillë e kë të vështirë ta pranosh, e me pas nis e përhap përgjegjësinë tek faktorë të tjerë për ta larguar vëmendjen nga gabimi yt. E përsëris, nuk flas për derbin dhe as nuk komentoj fjalët e Sarrit. Më intereson vetëm Ludogerts në Europa League “- deklaroi trajneri i Romës i cili me finesën e zakonshme, vërtetë nuk e citoi drejtpërdrejtë Sarri-n , por referenca ishte e qartë ndaj gabimit që trajneri i Lazios kreu kundër Salernitanës me zgjedhjen e tij fillestare për ta mbajtur në stol Milinkovic-Savicin në kuadër të derbit duke nënvlerësuar deri diku takimin që më pas e humbi 1-3 kundër skuadrës nga Campagna, e më tej pas ndeshjes u morr me kartonin e gjyqtarit dhe jo me gabimet e tij që sollën humbjen e Lazios.