Mou’ i çmendur pas Hysaj, gati të paguajë 50 mln euro

Sport

elseid hysaj jj
Elseid Hysaj, nën urdhërat e Jose Mourinho. Për këtë janë të bindur mediat britanike, sipas të cilave trajneri i Mançester Junajtid, e ka ndarë mendjen se shqiptari do të jetë ai, i cili do të mbulojë krahun e djathtë të mbrojtjes së “Djajve të Kuq” për sezonin e ardhshëm. Madje, i ashquajturi “Special One” është gati të bëjë edhe çmendurinë e pagimit të klauzolës prej 50 milionë eurosh që Napoli ka vendosur për shkodranin e Kombëtares kuqezi. “The Sun”, “Mirror” apo edhe “The Guardian” e kanë konsideruar gjithçka thuajse të mbaruar, duke shkruar se trajneri portugez është fiksuar pas anësorit 23-vjeçar dhe ka nisur negociatat për ta marrë Hysajn gjatë merkatos së kësaj vere. Faktikisht, duke parë që Mateo Darmian pritet të rikthehet në Itali, afrimi i një mbrojtës të djathtë për Mançesterin bëhet tepër i domosdoshëm.

hysaj united

Madje, mbulimi i boshllëkut të italianit shihet me përparsi nga tekniku, që e konsideron atë korsi, si njërën prej atyre ku Manchesteri ka çaluar më shumë në këtë sezon. Prandaj, Mou synon ta mbyllë sa më shpejt blerjen e Hysajt. Ndër të tjera, gazetat angleze vlerësojnë së tepërmi shkodranin, duke e dalluar si nga më të mirët në Europë në rolin e tij. Pa harruar as faktin se drejt tij, kanë hedhur sytë prej kohësh edhe klube të rëndësishëm si Barcelona e Bajerni. Ndërkohë që “Daily Star” është ngutur menjëherë edhe të prezantojë gruan e Hysajt, Fiorenca Lekstakaj, si një nga “ëAG”-sat e reja të Premier League.