MotoGP, Vinales dhe Rossi kritikojnë Yamaha-n, skuadra gaboi me Zarco-n

Sport

maverick
Yamaha prej disa sezonesh nuk duket të kenë potencialin për të rivalizuar Hondan dhe “Çmimi i Madh” i Francës shënoi garën e 15 radhazi ku Yamaha nuk ia del të fitojë. Kritikat për motorrin M1 nuk kanë munguar, por tani drejtuesit e markës japoneze duhet të përballen edhe me pakënaqësitë e pilotëve të tyre. Fillimisht, është Maverick Vinales që shprehet se Yamaha ka gabuar krejtesisht me qëndrimin në çështjen Zarco, pasi piloti francez i Tech3, që garon më motorrin Yamaha të vitit 2016, ka provuar që mund të jetë kompetitiv dhe se marka e njohur nuk ka bërë hapa para në krahasim me vitet e kaluara.

zarco

Zarco ia ka dalë që në 5 gara, 4 herë ta përfundojë në podium, çfarë përkthehet në një goditje për Yamahan, që veç largimit të Zarco vitin tjetër, do të humbasë edhe bashkëpunimin me skuadrën satelite Tech3.Nga ana tjetër, Vale Rossi është i drejtëpërdrejtë dhe kërkon që tek Yamaha të punojnë më shumë. 7 herë kampioni i botës në “MotoGP” thotë se aktualisht, Yamaha nuk mund të përballojë ritmin e Hondas apo Ducatit dhe se nëse tek skuderia japoneze nuk bëjnë ndryshime, atëherë ai dhe Vinales nuk mund të pretëndojnë as të arrijnë podiumin.