MotoGP, Valentino Rossi nuk di të ndalet, rinovon kontratën me Yamaha

Sport

rossi
Ka vetëm 1 muaj që legjenda e MotoGP, Valentino Rossi mbushi 39 vjeç dhe mënyra më e mirë për ta festuar këtë, është një rinovim kontrate. Italiani duket se nuk ka ndërmend të ndalet së garuari, pasi është konfirmuar se do të vazhdojë të pilotojë për skuderinë japoneze Yamaha deri në vitin 2020. 7 herë kampioni i botës i kategorisë më spektakolare të garave me motorra, mendohej të zhvillonte përgjatë 2018 sezonit e tij të fundit në karrierë, duke qenë se këtë viti skadonte edhe kontrata e firmosur me Yamahan 2 vite më parë.

rossi2
“Kur firmosa në marsin e 2016-s, e mendoja se mund të ishte kontrata ime e fundit. Në atë kohë, pranova që vendimin për të vazhduar do ta merrja në vitet në vazhdim. Kam kuptuar që kjo është ajo që dua; të jem një garues në MotoGP, të pilotoj ´M1´ e Yamahas. I falenderoj të gjithë për besimin që kanë ndaj meje. Do të jetë e vështirë, por nuk më mungon motivimi për të bërë gjëra të mëdha.”-janë fjalët që konfirmojnë rinovimin nga ana e Valentino Rossit.

rossi4
Italiani do të ketë shokë skuadre deri në fund të kontratës Maverick Vinales. Yamaha bëhet në këtë mënyrë e para skuderi që konfirmon të dy pilotët për sezonet e ardhshme. Ndryshe është situata tek Honda, që pas zyrtarizimit të Marc Marquez, mbetet ende dilema për konfirmimin e Dani Pedrosas.