MotoGP, Tek Honda të pasigurtë se si do të përshtatet Lorenzo

Sport

jorge lor
Jorge Lorenzo do të jetë pjesë e Hondas nga viti i ardhshëm dhe për të gjithë fansat e “MotoGP”, pritshmëritë ndaj spektaklit dhe rivalitetit me Marquez janë vërtet të mëdha. Mirëpo pyetja që po i bëhet më shpesh kohët e fundit numrit 1 të Hondas, Alberto Puig është se sa kohë do t’i duhet Lorenzos të përshtatet me motorin e ri. Tek Ducati, spanjollit iu deshën thuajse 1 vit e gjysmë për të arritur rezultatet e pritura, por vështirë se ai do të pranojë të shpenzojë të njëjtën kohë edhe tek marka japoneze.
Në lidhje me këtë, Puig beson se Lorenzo do të vërë në punë të gjitha aftësitë e tij për t’u përshtatur me motorin e ri.

jor loz

“Lorenzo është i zoti dhe ka mundësinë të bëj mirë. Ndonjëherë nuk është e lehtë të përshtatesh për shkak të stilit të pilotimit, por besoj se ai do ia dalë më së miri. Të kesh 2 pilotë të ndryshëm, që kanë krejtësisht stile të ndryshme pilotimi, do të thotë një punë e madhe për ne, por u sigurojmë që do të bëjmë maksimumin për t’u dhënë Marquez e Lorenzo atë që ata kërkojnë prej nesh”-është shprehur shefi i Hondas. Sa i përket sezoni aktual, Marquez vazhdon të fluturojë drejt titullit kampion, ndërkohë që Lorenzo ka arritur 2 fitoret e para me Ducatin.