MotoGP, Suzuki rinovon me Alex Rins deri në 2020-n

Sport

rins
Alex Rins do të vazhdojë të jetë piloti i Suzuki në “MotoGP”, të paktën deri në vitin 2020. Është vetë marka japoneze që ka zyrtarizuar rinovimin me pilotin spanjoll, një marrëveshje 2-vjeçare mes dy palëve. Rinis nga ana tjetër është shfaqur mjaft i lumtur dhe entuziast për kontratën e re, duke theksuar se gjithmonë mbetet i tërheque nga projekti i Suzukit, skuderi e cila në fakt e ka ndjekur pilotin spanjoll që në kohën kur ai garonte në kategorinë e Moto3 para 5 vitesh.  Suzuki në fakt ishte skuderia që e promovoi 22-vjeçarin dhe i dha atij mundësinë të debutonte në “MotoGP” në vitin 2017.

alex rins
Rins pranon faktin se debutimi dhe përshtatja në kategorinë elitare të garave me motorra gjatë vitit të kaluar, nuk ka qenë një periudhë e lehtë për të, por ka patur gjithmonë mbështetjen maksimale të skuadrës, çfarë e ka shtyrë të punojë shumë dhe të përmirësohet ndjeshëm. Në sezonin aktual, Rins renditet në vendin e 12 të klasifikimit të përgjithshëm për pilotë. Garën e fundit, atë të shtëpisë së tij në Spanjë, ai i nuk ia doli dot ta përfundonte, ndërkohë që nga ana tjetër, shoku i tij i skuadrës Andrea Ianonne e mbylli në vendin e tretë të podiumit.