MotoGP, Stoner mendon të largohet nga roli i tij si testues tek Ducati

Sport

casey

Casey Stoner për shumë tifozë të ‘MotoGP’ është një nga emrat më të mëdhenj të këtij sport, i cilësuar edhe si njeriu i vetëm që diti të pilotojë një Ducati, pasi është i fundit që ka triumfuar si kampion bote me markën italiane.  Prej 2016-ës, australiani është pilot testues i kësaj skuadre, por duket se roli i tij është nënvlerësuar kohët e fundit. Stoner ka treguar në një intervistë të dhënë së fundmi për “Gazzetta dello Sport” se drejtuesit e skuadrës nuk i kanë marrë parasysh të dhënat e tij gjatë testeve.

stoner
“U riktheva që të punoja me Ducatin sepse dua shumë që skuadra të fitojë sërish titullin kampion.”-shprehet Stoner, që konfirmon në këtë mënyrë dëshirën e madhe të markës italiane për të arritur tek titulli kampion. “Kam punuar fort dhe kam dhënë më të mirën time për të ndihmuar skuadrën. Por shoh që të dhënat e mia nuk merren më parasysh nga drejtuesit, ndaj do të rishikoj të ardhmen time me këtë rol.” Një largim i Stoner nga Ducati nuk do të ishte një lajm shumë i mirë për skuadrën italiane, pasi rivalët e Hondas spekulohet se janë të gatshëm të afrojnë australianin, që edhe pse aktualisht pjesë e Ducatit, nuk i ka kursyer këshillat për kampionin e botës në fuqi, Marc Marquez.