MotoGP, Sfida e Hondas do të jetë funksionimi i dyshes Lorenzo-Marquez

Sport

honda dyshe
Nga viti i ardhshëm, Honda do të ketë në organikën e saj dy pilotë kampionë bote në “MotoGP”, si Marc Marquez dhe Jorge Lorenzo. Për shumë adhurues të këtij sporti, kalimi i Lorenzos tek Honda do të premtojë spektakël dhe rivalitet më të fortë, ndërsa shumë të tjerë mendojnë se Honda do të vuajë konkurencën brenda skuadrës. Marquez dhe Lorenzo janë padyshim nga ata pilotë që garojnë vetëm për të fituar, ndaj në një situatë të tillë, as urdhërat e skuadrës nuk do të zgjidhnin gjë.

marquez lorenco
Numri 1 i skuderisë japoneze, Alberto Puig ka pranuar se nga viti i ardhshëm, funksionimi dhe menaxhimi i dyshes Lorenzo-Marquez do të jetë sfida më e madhe e Hondas.
Puig shprehet se pavarësisht të gjitha, pilotët në fjalë janë profesionistë dhe detyra kryesore e skuadrës është t’u japë atyre një motor të shpejtë. Gjithësesi, ruajtja e balancave brenda skuadrës është mjaft e rëndësishme, pasi do të sigurojë vazhdimësinë e rezultateve pozitive për Hondën, që prej disa vitesh, dominon në “MotoGP” me Marc Marquez. Në fund, Puig thotë se nuk do të ketë diferencime mes pilotëve, por të dyve do t’u jepet i njëjti motor, dhe performancat e rezultatet e tyre në pistë do të zgjidhin çdo gjë mes pilotëve.