Ishte në ajër por sot u zyrtarizua, Yamaha njoftoi se ka zgjedhur Jack Miller për Prima Pramac Yamaha, përkrah Toprak Razgatlioglu. Në të njëjtën kohë lajmëruan largimin e Miguel Oliveira-s në fund të këtij sezoni. Australiani ishte një zgjedhje e natyrshme pasi është piloti i dytë më i mirë te Yamaha. Duke lënë pas Alex Rins dhe Miguel Oliveira-n.
Në të njëjtën kohë Miller u konfirmua edhe për punën zhvilluese që ka bërë me projektin Yamaha M1. Duke llogaritur që Toprak Razgatlioglu vjen nga “WorldSBK”, Fabio Quartararo që nuk ka garuar me motor tjetër përvec Yamaha-s, dhe Alex Rins. Ishte e rëndësishme që skuadra të zgjidhte një pilot me eksperiencë të shtuar te 4 cilindërshat. Miller ka pilotuar më herët Honda-n, Ducati-n dhe KTM. Ajo çka do të ndodhë me Miguel Oliveira-n, në këtë moment është e panjohur.
Besohet se portugezi ka një ofertë si testues nga Aprilia, ku Lorenzo Savadori nuk ka bindur këtë vit. Firmosja me Jack Miller lë vetëm një vend të lirë në MotoGP 2026. Atë për pilotin e dytë tek LCR Honda, që në këtë moment mbahet nga Somkiat Chantra, zëvendësuesi i të cilit pritet të jetë Diogo Moreira.