MotoGP, Pedrosa e dinte që do të largohej nga Honda që në 2016-ën

Sport

daniiiii
Dani Pedrosa ka rrëfyer se e dinte qe do të largohej në fund të 2018-ës nga Honda që para 2 vitesh.Piloti spanjoll, i cili ka garuar me markën japoneze thuajse gjatë gjithë karrierës së tij në “MotoGP” tregon në një intervistë se ai dhe pjesa më e madhe e skuadrës e dinin që nuk do të kishte rinovim kontrate për të. Pak kohë më parë, Honda lajmëroi ndërprerjen e bashkëpunimit me Pedrosa, i cili do të zëvendësohet nga piloti aktual i Ducatit, Jorge Lorenzo. Tashmë Pedrosa shprehet se do të fokusohet tek mundësitë e tjera që do të ketë. Ai nuk zbulon nëse do të vazhdojë të jetë pjesë e “MotoGP” apo jo, por pranon se do shfrytëzojë propozimet më të mira që do të ketë.

dani4
Pedrosa ka qenë në sezonet e fundit piloti i dytë i Hondas, pas kampionit në fuqi të botës, Marc Marquez. Një rol i tillë mendohet se do të jetë i vështirë për t’u pranuar nga një pilot si Jorge Lorenzo, i cili ka synimet e qarta për të triumfuar sërish në kategorinë mbretëreshë të garave me motora. 2018 ka qenë një vit i vështirë për Pedrosan, i cili nuk ka arritur ende të zërë podiumin, ndërkohë që ka pësuar edhe dëmtime të njëpasnjëshme.