MotoGP, Pedrosa do t’i bashkohet KTM-ës si pilot testues

Sport

dani
Dani Pedrosa nuk do të jetë më pjesë e Hondas nga sezoni i ardhshëm. Drejtuesit e markës japoneze vendosën të ndërprisnin bashkëpunimin me spanjollin për të afruar në skuadër bashkëkombasin e tij, Jorge Lorenzo. Ky lajm është konfirmuar prej kohësh dhe Pedrosa ka qenë ende i pavendosur për të ardhmen e tij. Megjithatë siç zbulon “Motorsport.com”, piloti 32-vjeçar nga viti i ardhshëm do të jetë pjesë e skuadrës “KTM”. Pedrosa do të marrë rolin e pilotit testues, rol të cilin e kishte kërkuar edhe tek Honda, por që një marrëveshje e tillë duket se drejtuesit e skuadrës kampione janë të prirur ta refuzojnë.

cebdc701ef97e66753b5cca759ea48bf

Nga ana tjetër, tek “KTM”-ja, Pedrosa do të bashkohet me disa njohje të vjetra në staf, dhe për me tepër roli i tij do të jetë shumë më thelbësor në rritjen e nivelit të skuadrës austriake. Gjatë fundjavës se Misanos, Dani Pedrosa lajmëroi ndërprerjen e marrëveshjes me trajnerit e tij, ish-pilotin e “MotoGP”, Sete Gibernau. Spanjolli shpjegoi se ky vendim erdhi për shkak se ai e sheh karrierën e tij thuajse të mbyllur pas largimit nga Honda, ku ai iu afruar për vite titullit kampion, por pa ia dalë dot mbanë të përmbushte karrierën e tij edhe si kampion bote.