MotoGP, Lorenzo tek Honda, ‘Dream team’ me Marc Marquez

Sport

jorg duc
Jorge Lorenzo më në fund arriti fitoren e parë me Ducatin që kur u transferua vitin e kaluar tek marka italiane, por mesa duket ky sukses nuk ka mjaftuar për të ndryshuar mendjen e spanjollit sa i përket të ardhmes. Nga sezoni i ardhshëm, 3 herë kampioni i botës në “MotoGP” do të jetë pjesë e Hondas, ku do të formojë atë që shumë e quajnë “Dream team” me Marc Marquez. Është vetë skuadra japoneze që ka zyrtarizuar gjithçka, duke bërë të ditur se Lorenzo ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare dhe do t’i garantohet një motorr kompetitiv, më të cilën 31-vjeçari do të ketë mundësinë të luftojë për të triumfuar në sezonet e ardhshme.

marc
Kështu ndërpritet vetëm pas 2 sezonesh bashkëpunimi mes Lorenzos dhe Ducatit. Nga ana tjetër, tek Honda ai do të zërë vendin e lënë bosh nga Dani Pedrosa, që u largua pas 13 sezonesh tek marka japoneze. Kurse Marc Marquez ende nuk ka një reagim në lidhje me shokun e ri të skuadrës, por shumë shprehen se ardhja e Lorenzos nuk është diçka dhe aq e mirë sa duket për Hondan. Të dy pilotët duan të luftojnë pët titullin kampion dhe mund të prishë ekuilibrat e shkëlqyer që kanë qenë deri më tani të pranishëm në bosket e skuadrës kampione në fuqi. Marquez së fundmi realizoi një nga ëndrrat e tij, teksa pati mundësinë të provonte për disa xhiro pilotimin e një makine të “Formula 1”. Ai ishte i pranishëm në “Red Bull Ring” në Austri, ku xhiroi me makinën “Toro Rosso”.