MotoGP, Lorenzo nuk e sheh nisjen si pikën më të fortë të Ducatit…

Sport

jorge

Jorge Lorenzo vazhdon të hasë vështirësi me motorrin Ducati, ndonëse është viti i dytë tek skuderia italiane. Spanjolli ka folur sërish për ndryshimet që ka pësuar motorri nga viti i kaluar dhe ajo që vlen të theksohet është se sipas 30-vjeçarit, nisja nuk është më pika më e fortë për Ducatin. Një nga pikat që ishin thelbësore në sukseset e italianëve në sezonin e kaluar duket se po çalon përgjatë 2018-s, dhe diçka e tillë është parë edhe në teste, por mbi të gjitha në garën e Katarit.

jorge124

Startin e tij të dobët në garën e parë sezonale, ku ai humbi 4 pozicione, Lorenzo e justifikon me faktin se ishte pranë kontaktit me pilotin e Suzukit Alex Rins, dhe ndaj iu desh të bënte një manovër të atillë, qe i kushtoi jo pak pozicione. Nga ana teknike, 3 herë kampioni i botës në MotoGP, e lidh këtë problem që modeli Desmosedici 2018 ka me nisjen, me ndryshimin e madh të shasisë së Ducatit. Sipas tij, në manovra motorri tashmë është më i qëndrueshëm por, duhet pranuar fakti se nisja nuk është më pika më e fortë e skuadres italiane.