MotoGP, Lorenzo mendon se nuk ka asgjë për të humbur ndaj Marquez

Sport

lorenzo
Jorge Lorenzo duket se ka rilindur në dy garat e fundit të “MotoGP”, teksa triumfoi në Mugello dhe Barcelonë. Këto paraqitje të spanjollit të Ducatit tashmë me të drejtë i bën tifozët e këtij sporti të pyesin nëse do të mundet ai të luftojë me Marc Marquez për titullin kampion. Vetë Lorenzo thotë se presioni tashmë është mbi Marquez dhe se ai vetë nuk ka asgjë për të humbur. I vetmi problem sipas 31-vjeçarit është diferenca e madhe mes tij dhe kampionit të botës në fuqi, plot 49 pikë.

marc
Megjithatë, me 12 gara të mbetura, Lorenzo dhe Ducati besojnë se i kanë të gjitha mundësitë për të tentuar të realizojnë një përmbysje, që asnjëherë më parë nuk ka ndodhur në “MotoGP”.Problemet për markën italiane do të fillojnë që në garën e ardhshme të Assenit në Holandë, ku Marquez është i shkëlqyer, e ku Lorenzo ka arritur vetëm 1 herë podiumin që prej vitit 2011. Në renditjen e përgjithshme, dy pilotët e Ducatit, Lorenzo e Dovizioso kanë secili nga 66 pikë. Marquez ndërkohë kryeson me 115 pikë, ndërsa ndjekësi i tij më i afërt, me 27 pikë më pak, është Valentino Rossi me Yamaha.