MotoGP, Lorenzo flet për fitoren dhe duelin ndaj Marc Marquez

Sport

jorge
Gara e Austrisë solli në fund të saj një nga duelet më të bukura të viteve të fundit në “MotoGP”, me Jorge Lorenzon dhe Marc Marquez që dueluan deri në metrat e fundit për fitimin e garës. Lorenzo, pasi la pas vetes shokun e tij të skuadrës, Andrea Dovizioso, sulmoi Marquez për vendin e parë, por edhe spanjolli i Hondan nuk mund të hiqte dorë aq thjeshtë nga triumfi i kësaj gare.  Lorenzo në intervistën pas garë është përpjekur të shpjegojë duelin mes tij dhe kampionit të botë në fuqi, duke thënë se e surprizoi Marquez në kthesat e fundit.

marc

“Unë isha shumë i shpejtë në disa pjesë të pistës, sidomos në marshin e pestë. Marquez ishte mjaft i fortë në frenim. Në kthesën e tretë më parakalonte gjithmonë. Por besoj se në fund arrita ta surprizoj. Zgjodha anën e jashtme të kthesës për të hapur gaz më shpejt, ndërsa ai vazhdoi me frenimin e tij të fortë. Kështu arrita t’a përfundoj garën i pari.”  Ishte pikërisht kjo lëvizje e Lorenzos në fund të garës, që e bëri pilotin e Ducatit fituesin e “Çmimit të Madh” të Austrisë. Kjo ishte fitorja e tretë sezonale për Lorenzon, që ka arritur podiumin 4 herë përgjatë këtij viti.