MotoGP, Lorenzo do të ketë probleme tek Honda sipas drejtuesve të Ducatit

Sport

jorge
Jorge Lorenzo më në fund ka arritur të gjejë rrugën e suksesit me Ducatin, por kjo nuk ka mjaftuar për të bindur spanjollin të qëndrojë tek marka italiane. Nga sezoni i ardhshëm, ai do të jetë pjesë e Hondas, ku si shok skuadre do të ketë Marc Marquez, dhe nga këtu thuhet të fillojnë problemet e Lorenzos.  Madje kanë qenë drejtues të Ducatit, si Davide Tardozzi, që shprehet se Jorge Lorenzo do të ketë shumë telashe tek Honda. Sipas tij, tek Ducati, piloti spanjoll gjeti një familje që e mbështeti edhe në momente të vështira.

lorenzo

Ndërsa tek Honda, atij do t’i duhet t’ia nisë gjithçka nga fillimi, e për më tepër, do të rrezikojë seriozisht të jetë edhe nën hijen e Marc Marquez, që mbetet i preferuari i markës japoneze. Me 3 fitore të arritura këtë sezon me Ducatin, Lorenzo kërkon që të afrohet në renditjen e përgjithshme me Marquez, e pse jo të hapë luftën për titullin kampion. Diçka e tillë është e vështirë për t’u realizuar, por jo e pamundur. Për më tepër, për Jorge Lorenzon do të ishte e rëndësisë së veçantë të shpallej kampion me Ducatin këtë sezon, pasi do të kalonte si kampioni në fuqi tek Honda, ku do t’i rrëmbente vëmendjen edhe vetë Marc Marquezit.