MotoGP, Joan Mir tregon pse zgjodhi Suzukin përpara Hondas

Sport

mir
Joan Mir për shumë fansa të garave me motora nuk është një emër i panjohur. Por për bosket e “MotoGP”, ai ishte deri para pak ditësh piloti më i kërkuar për skuderitë kryesore të kësaj kategorie.Joan Mir është kampioni i botës në Moto3 për vitin 2017 dhe aktualisht garon në Moto2 me skuadrën Kalex, ku është duke zhvilluar një sezon të mirë. 20-vjeçari nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e “MotoGP”, ku do të zërë vendin e Andrea Iannones tek Suzuki. I cilësuar si një “Marc Marquez 2.0”, për shkak të ngjashmërisë së tij në mënyrën e pilotimit me kampionin e botës në fuqi, ai ishte shumë pranë kalimit tek Honda.

mir2

Vetë Mir së fundmi ka zbuluar se pse ai zgjodhi të ishte pjesë e Suzukit dhe jo e kampionëve në fuqi të “MotoGP”.Ai thotë se Suzuki i prezantoi një projekt më interesant, ku ai mund të ishte protagonist. Për me tepër, ai tregon se marka në fjalë ishte më këmbëngulëse sa i përket nënshkrimit me të. Ndryshe ka vepruar mesa duket Honda, që vazhdon të ketë fokus të projektit të saj Marc Marquez e që nuk tundohet as nga talente të mëdha si Mir apo edhe emra të tjerë të Moto2.