MotoGP, Joan Mir flet për rrëzimin në Le Mans; thotë se e ka goditur psikologjikisht

Sport

Kampioni i botës në MotoGP në vitin 2020, Joan Mir, është duke e vuajtur formën e motorit Suzuki në këtë sezon të ri. Piloti spanjoll nuk po ia del të ruajë ritmin e rivalëve të tij për të qenë pjesë e luftës për titull, teksa në garën për ‘Çmimin e Madh’ të Francës, në pistën e Le Mans, pësoi një aksident që duket se i ka kushtuar jo pak. Kur ende nuk ishin mbushur 15 xhiro mbi cirkutitin francez, Joan Mir humbi kontrollin e motorit të tij, ndërkohë që renditej në vendin e katërt deri në ato momente, duke patur një distancë të afërt edhe me podiumin. Në intervistën pas asaj gare, 24-vjeçari e ka pranuar se ai incident ka qenë shumë i vështirë për “t’u përtypur” nga ana e tij.

“Rrëzimi në garën e Francës më ka goditur shumë në aspektin mendor. Në provat e lira dhe ato zyrtare patëm shumë vështirësi. Bashkë me skuadrën, punuam gjithë natën për të bërë ndryshime në motor dhe më në fund arrita të kisha një ritëm të mirë në garë, pasi një nisje mbresëlënëse. Ndihesha mirë me motorin por mjaftoi një gabim, për të hedhur poshtë të gjitha shanset që kisha. Kjo gjë më dhemb ende.”

Kjo ishte gara e dytë në këtë sezon në të cilën Joan Mir nuk ia del të marrë pikë, pas ‘Çmimit të Madh’ të Portugalisë. Aktualisht, pas 7 ndalesash në këtë sezon të ‘MotoGP’,

kompeticionet, me 34 gola të shënuar dhe 40 asiste.