MotoGP, Joan Mir e pranon se tek Suzuki nuk ka më harmoni

Sport

Nga viti i ardhshëm, Suzuki nuk do të jetë më pjesë e ‘MotoGP’, një vendim që i la të surprizuar tifozët e garave me motora. Marka japoneze ka vendosur të tërhiqet nga ‘MotoGP’, pa e hedhur poshtë mundësinë për t’u kthyer në të ardhmen. Largimi i Suzuki-t do të lërë të lirë edhe dy nga pilotët më të talentuar të organikës së ‘MotoGP’, si Alex Rins dhe Joan Mir.

Ky i fundit arriti kulmin me Suzuki-n në vitin 2020, kur u shpall kampion bote. Spanjolli ka folur pas disa rezultateve zhgënjyese të marra së fundmi, duke pranuar se vendimi i drejtuesve të skuadrës për t’u tërhequr nga ‘MotoGP’, ka turbulluar jo pak situatën në bokse. Mir zbuloi se që nga momenti që ky vendim u bë publik, harmonia në brendësi të skuadrës nuk është më e njëjta.

“Nuk është hera e parë që përballem me probleme jashtë pistës, prandaj disa gjëra di se si t’i ndaj. Por dua të jem i sinqertë dhe të pranoj se është e qartë që harmonia është si më parë. Të kalosh një vit në një situatë të tillë nuk është gjë e lehtë, prandaj edhe për ne është e rëndësishme të mësojmë sa më shpejt të ardhmen.”

Mir shtoi se për momentin nuk ka asnjë marrëveshje me ndonjë skuadër tjetër. Kampioni i botës në vitin 2020 premtoi se sapo të ketë diçka konkrete, do ta bëj publike, pasi kështu mund të sigurojë qetësi për veten e tij. Emri i Joan Mir është përfolur shpresh për një kalim tek Honda, ku mund të marrë vendin e Pol Espargaro dhe të garojë krah Marc Marquez. Kjo mundësi është tani për tani është hedhur poshtë, por nëse Espargaro do të vijojë të zhgënjejë me paraqitjet e tij, atëherë nuk do të ishte surprizë që Mir të zhvendosej tek Honda. Sa i përket Rins, 26-vjeçari është lidhur me skuadrën ‘KTM’, por njësoj si në rasti ne Mir, ende asgjë nuk është zyrtare.