Moto GP, Iannone nuk fsheh mungesën e shpejtësisë tek Suzuki

Sport

suzuki2
Piloti italian i skuadrës Suzuki në MotoGP, Andrea Iannone, duket se ka filluar një luftë të ftohtë me drejtuesit e skuderisë së tij. Në një intervistë të dhënë gjatë testeve para fillimit të sezonit, Iannone është shprehur se motorrit që ai piloton, i mungon shpejtësia në vija të drejta dhe se edhe pse skuadra përpiqet ta fshehë, ky mbetet një defiçit i madh ndaj kundërshtarëve.

suzuki4
“Në regjistrimin e kohëve nuk jemi keq, por gjatë garës së silmuluar shihet qartë se na mungon shpejtësia në krahasim me të tjerët. Unë kam aq eksperiencë sa të kuptoj se çfarë nuk shkon. Konsumimi i gomave ndikon shumë, madje më shumë se ç’duhet. Gjithësesi jam i kënaqur me shpejtësinë në krahasim me vitin e kaluar, por mbeten ende shumë punë për t’u bërë.”-janë disa nga fjalët e pilotit 28-vjeçar, që e sheh këtë problem si të trashëguar nga viti 2017.

suzuki3
Krejt ndryshe është shprehur piloti tjetër, Alex Rins, që duket mjaft optimist sa i përket sezonit të ri, pasi sipas tij, motorri ka evoluar shumë në krahasim me modelin e vitit të kaluar. Madje spanjolli i quan këto teste si më të mirat të realizuara nga Suzuki. Sezoni i ri i MotoGP pritet të startojë në 18 mars, me “Çmimin e Madh” të Katarit.