MotoGP, Ducati pret rinovimin e Doviziosos deri në qershor

Sport

dovizioso
Drejtuesit e Ducatit duket se kanë filluar të humbasin durimin. Bëhet fjalë për çështjen e rinovimit të Andrea Doviziosos, kontrata e të cilit skadon në fundin e sezonit aktual.
Piloti italian në fakt pati refuzuar ofertën e parë nga ana e Ducatit, por pati shtuar se të dyja palët do të kenë kohë për të gjetur gjuhën e përbashkët. Fillimisht në këtë linjë ishin edhe drejtuesit e markës italiane, por së fundmi, menaxheri i përgjithshëm i skuadrës, Gigi Dall’Igna është shprehur se ai pret një përgjigjje përfundimtare nga ana e Doviziosos deri në garën e shtëpisë në Mugello.

andrea4
Dall’Igna citohet të ketë thënë se tek Ducati do të presin deri në datën 3 qershor, datë kur zhvillohet edhe “Çmimi i Madh” i Italisë dhe nga ai moment, do të shqyrtohen të gjitha alternativat e tjera për të ardhmen. Sipas tij, prioriteti kryesor i skuadrës mbetet rinovimi me Dovizioson, por nuk përjashtohet mundësia për të biseduar me pilotë të tjerë.  Sa i përket Lorenzos, paraqitjen e të cilit deri më tani kanë zhgënjyer, ende nuk ka asnjë rishikim konkret të kontratës, duke qenë në pritje të rezultateve, çfarë e bën të paqartë të ardhmen e 3 herë kampionit të botës në MotoGP.