MotoGP, Dovizioso fiton garën e Misanos, Lorenzo rrëzohet në fund

Sport

dovi
Pas anulimit të ‘Çmimit të Madh’ të Britanisë dy javë më parë, ‘MotoGP’ është rikthyer në cirkuitin e Misanos, në San Marino, për atë që duhet të kishte qenë gara e 13-ë, por që në fakt është e 12-a. Andrea Dovizioso ka fituar një garë që u dominua kryesisht nga Ducati, me Jorge Lorenzo-n që ka qenë në vendin e dytë deri në xhiron e parafundit. Një gabim i pilotit spanjoll i kushtoi shumë Ducatit, që pa të përfitonte nga ky rrëzim i Lorenzos, spanjolli i Honda-s, Marc Marquez. Kampioni i botës nuk mund të shkone më shumë se vendi i dytë i podiumit, i ndjekur nga Cal Crutchlow.

lorenzo misano

Ka zhgënjyer ndërkohë Yamaha, me Maverick Vinales që nuk shkoi më larg se vendi i 5 dhe Valentino Rossin, i cili e mbylli në vendin e shtatë. Ducati me këtë fitore thyen një tabu që zgjaste prej 11 vjetësh. Pikërisht Casey Stoner ka qenë piloti i fundit i markës italiane që ka triumfuar në Misano, në vitin 2007. Ndërkohë, piloti më i suksesshëm në këtë pistë është spanjolli Marc Marquez, me pesë fitore të marra në të tre kategoritë e garave me motora. Marquez kryeson renditjen e përgjithshme me 221 pikë, i ndjekur nga Andrea Dovizioso me 67 pikë më pak. Ndërsa në renditjen për konstruktorë, Honda ka momentalisht 256, vetëm 23 më shumë se Ducati i vendit të dytë.