MotoGP, ‘Dorna’ mund të kënaqet edhe me vetëm 10 gara për këtë vit

Sport

Situata e krijuar nga pandemia e koronavirusit ka shkaktuar probleme të mëdha në kalendarin e ‘MotoGP’, me shumë prej vendeve që kanë hedhur poshtë çdo mundësi për të zhvilluar garë cirkuitet e tyre. Për këtë arsye, sezoni aktual është vënë në pikëpyetje dhe në fakt shumë nga skuadrat janë pesimiste në zhvillimin normal të tij. Megjithatë, tek ‘Dorna Sports’ mbeten ende optimistë. Kreu i kompanisë që zotëron të drejtat e ‘MotoGP’, Carmelo Ezpeleta, u shpreh se ai do të ishte i kënaqur nëse këtët vit do zhvillohen 10 gara. Sipas tij, situata me të cilën po përballen është e pazakontë, por tha se ‘Dorna Sports’ nuk mund të vërë në rrezik jetët e pilotëve apo pjesëtarëve të skuadrave. Ezpeleta pranoi se një sezon me 10 gara nuk do të ishtë shumë e drejtë për tifozët dhe vetë pilotët, por do të ishte zgjidhje shumë herë më e mirë sipas tij se sa një pezullim i plotë i të gjithë sezonit. 6 garat e para të kalendarit për vitin 2020 janë anulluar ose janë shtyrë për një datë të papërcaktuar. Për momentin, ‘Dorna Sports’ ka vendosur disa fundjava gjatë tetori dhe nëntorit në dispozicon për garat e shtyra, ndoënse ende nuk ka një verdikt final rreth mbarëvajtjes së tyre. Në lidhje me kalendarin final, Ezpeleta tha se të gjithë duhet të presin normalizimin e situatës e më pas të mendohet një zgjidhje finale rreth problemit që po has ‘MotoGP’ dhe jo vetëm.