Moto GP, tjetër kryevepër e Marquez që tani mund të dalë kampion

Sport

Triumfi i njëmbëdhjetë i sezonit u regjistrua për Marc Marquez në Misano, duke përfituar nga një gabim i Marco Bezzecchi në kthesë gjatë xhiros së 12-të, për të rrëmbyer kryesimin që nuk e lëshoi deri në fund të Çmimit të Madh të San Marinos, të zhvilluar tëdielën.

Me fitoren e tij të gjashtë në karrierë në Misano Adriatico, Marquez barazon rekordin për më shumë fitore të sezonit të vendosur në vitin 2024 nga shoku i tij i skuadrës Francesco Bagnaia, i cili ka përfunduar përsëri jashtë garës. Duke fituar Garën Sprint dhe Çmimin e Madh të Japonisë, pas dy të dielave në Motegi, spanjoli do të siguronte titullin e tij të nëntë, pavarësisht rezultatit të vëllait të tij më të vogël Alex i vetmi që ka mundësinë ende ta arrijë matematikisht. Piloti spanjoll i Gresinit, të dielën nuk ishte kurrë në garë për fitore në raundin e gjashtëmbëdhjetë të Botërorit, zuri vendin e tretë në podium. Vendi i katërt i shkoi Franco Morbidelli (Ducati VR46) përpara shokut të skuadrës Fabio Di Giannantonio. Një ditë tjetër zhgënjyese për Francesco Bagnaia, i cili u rrëzua në xhiron e dhjetë kur ishte në vendin e shtatë. Jorge Martin përfundoi i trembëdhjeti, pasi u la mënjanë nga Aprilia e tij gjatë xhirove të fillimit.