MOTO GP, NDRYSHON PROGRAMI I FUNDJAVES NE AUSTRALI

Sport

Parashikimi motit ka ndryshuar plotësisht kartat sa i takon Çmimit të Madh të Australisë në Philip Island. Etapa numër 16 e Botërorit të Motorëve – ekskluzivitet i TRING SPORT – ka ndëtruar plotësisht programin. Konkretisht prej kushteve meteorologjike ekstreme që mund të verifikohen të dielën, organizatorët vendsën që në mënyrë krejtësisht të jashtëzakonshme, të ndërrojnë ditët e Sprint Race dhe garës së gjatë. Të dielën parashikohen shira të rrëmbyeshëm dhe stuhi në zonën ku zhvillohet Çmimi i Madh i Australisë, kështu që gara tadicionale me 27 xhiro të parashikuara, është vendosur të zhvillohet të shtunën e 21 tetorit, në orën 6:10 të mëngjesit në vendin tonë. Ndërsa Sprint Race me 13 xhiro, do të konsumohet të dielën, ora 5:00, gjithmonë nëse moti do ta lejojë.

Ky vendim mësohet se është marrë për të garantuar një spektakël më të mirë dhe më të sigurt për të gjithë pilotët, por edhe për spektatorët që do të jenë të pranishëm në këtë event gjatë fundjavës. Edhe presidenti i DORNA, Carlos Espeleta, ka pohuar se një vendim i tillë ka gjetur unanimitetin e të gjitha skuderive të të ashtuquajturës “klasi mbretëreshë”, që mbetet prioritet. Për momentin, vendimi vlen vetëm për kategorinë MOTO GP, ndërsa programi për kategoritë e tjera Moto 3 dhe Moto 2, duket se do të mbetet i njëjtë pavarësisht kushteve atmosferike.