MOTO GP – MARQUEZ SUPERHERO POR PA DUCATI-N NUK FITONTE DOT

Sport

Drejtori sportiv i Ducati, Mauro Grassilli, e cilësoi Kampionin e Botës në MotoGP, Marc Marquez, si një “superhero”, por theksoi se triumfi i tij do të ishte “i pamundur” pa markën italiane. Çmimi i Madh i Japonisë të dielën e kaluar e pa spanjollin 32-vjeçar të kurorëzohej Kampion Bote për herë të 7, duke i dhënë fund një mungesës 6 vjeçare që nga titulli i fundit në 2019.

Marquez u largua nga Honda në fund të vitit 2023 për t’u bashkuar me Gresini-n, pas vendimit për të ndërprerë kontratën me konstruktorin, në një përpjekje për të ringjallur karrierën e tij pas dëmtimeve të rënda. Ky hap, në fund, e vendosi në rrugën e kalimit te skuadra zyrtare e Ducati-t për vitin 2025, ku fitoi 11 gara dhe 14 sprinte në rrugën drejt titullit.

Grassilli beson se 2025 ka qenë sezoni më i mirë në karrierën e Marquez. Kalimi i spanjollit në skuadrën zyrtare të Ducati-t e detyroi markën italiane të ndërpriste bashkëpunimin me Jorge Martin, i cili fillimisht ishte zgjedhur për atë vend, por refuzoi kalimin te Pramac. Në retrospektivë, Grassilli e sheh këtë si “një zgjedhje shumë të mirë”.

Fillimisht, Ducati kishte hezituar ta fuste Marquez në gjirin e saj kur nisën zërat për një kalim të tij te Gresini për sezonin 2024. Por sot, pas suksesit të madh, ajo lëvizje shihet si një prej vendimeve më të rëndësishme në historinë e markës italiane.