Marc Marquez është kampioni botëror në MotoGP, edhe pse u rendit vetëm i dyti në Çmimin e Madh të Japonisë. Në Sajë të kësaj arritje, piloti spanjoll i Ducatit krijoi distancën e nevojshme matematikore në renditje, ku nuk mund të kapet më në 5 garat e mbetura të sezonit, nga i vëllai i tij, Alex Marquez.
Ai fitoi titullin e tij të shtatë botëror në klasin e të rriturve, ose të nëntin në përgjithësi në Kampionatin Botëror të MotoGP dhe Moto, duke barazuar kështu Valentino Rossin dhe duke u bërë i pari në histori që arrin të fitojë kampionatin e pilotëve më shumë se pesë vjet pas triumfit të tij të fundit, i cili datonte në 2019-n.
Gara e së dielës u dominua nga një Francesco Bagnaia i rigjeneruar, i cili pavarësisht disa problemeve me motorin dhe tymit të vazhdueshëm nga shkarkimi, përfundoi dopietën pas fitores së tij në Sprint të shtunën, duke i dhënë fund një sezoni jo aq të mirë. Vendi i tretë i shkoi Joan Mir me Honda, i cili u rikthye në podium katër vjet pas herës së tij të fundit.
Kështu, Marc Marquez ka fituar kampionatin e tij të shtatë Botëror në MotoGP, 2184 ditë që kur u bë Kampion i Botës për herë të fundit në vitin 2019. Spanjolli dominoi sezonin me një vazhdimësi mbresëlënëse: 14 fitore në 17 Sprinte, vetëm dy dështime në garat kryesore dhe gjithsej 11 fitore në GP, duke e bërë të padiskutueshëm titullin e tij kampion.