MOTO GP, MARQUEZ MUNGON EDHE NE GAREN E SHTEPISE

Sport

Marc Marquez nuk do të jetë mbi Hondan e tij as në garën e radhës, që do të zhvillohet gjatë kësaj fundjave në Jerez de la Frontera. Njoftimi zyrtar ka ardhur nga skuderia japonteze, pas analizave të cilave iu nënshtrua piloti të martën në spitalin e Madridit. Spanjolli kishte pësuar një frakturë në gishtin e dorës së djathtë, për shkak të rrëzimit që pati pas kontatit me Oliveirën në garën përuruese të Portimaos. Marez që kishte munguar për dëmtim në gara e mëpassshme në Argjentinë dhe Tekas, synon tashmë që të kthehet në pistë për etapën e pas dy javëve që zhvillohet në Le Mansh. Ndërsa në Spanjë, në vend të tij, do të jetë Iker Lekuona, i skuderisë Honda në Superbajk. “Edhe pse dëmtimi po shkon drejt rikuperimit, koca ende nuk ëshë shëruar. Prandaj garimi në Herez ishte me rrezik. Bashkë me stafin mjekësor vendos të mos rrezikojë dhe të presim dy javë të tjera, gjatë të cilave do të vazhdoj riaftësimin për t’u kthyer edhe më i fortë se më parë. Më vjen keq që humbas CMimin e Madh të Spanjës, sepse është gjithmonë special, për atmosferën që mbizotëron, sepse aty jam në shtëpi dhe sidomos ka vecantinë e vet të shohësh tifozët duke festuar”, ka shpjeguar vetë Markez.

Kështu, kalvari i 8 herë kampionit të botës, Markez, është duke u zgjatur më shumë nga sa parashikohej. Tashmë edhe ambicjet botërore të spanjollit janë vështirësuar shumë, duke ditur që pas 4 garash gjendet në kuotën e vetëm 7 pikëve në renditje, teksa kryesuesi Bezeki është në kuotën 64. U duk se ky do të ishte viti i rilindjes së tij, por asgjë nuk ka nisur si duhet për spanjollin e Hondas. Ekipi mjekësor nuk i ka dhënë dritën jeshile për këtë garë, duke dashur që të vazhdojë rikuperimin dhe përgatitjen e pas dy javëve, atëherë kur më 12 deri 14 majs, do të zhvillohen provat dhe gara e Francës., etapa e pestë e Botërorit të motorëve.