Këtë fundjavë rikthehet Moto GP me garën e Japonisë, ku Marc Márquez mund të shpallet kampion i botës në mënyrë të parakohshme. Po çfarë duhet të ndodhë? Ja disa kushte që duhen përmbushur:
-
Márquez ka një epërsi prej rreth 182 pikësh mbi vëllain e tij, Álex Márquez.
-
Duhet vetëm që spanjolli i Ducatit zyrtar të fitojë së paku 3 pikë më shumë sesa Álex gjatë fundjavës së Motegi, për të arritur diferencën e nevojshme e për të mos mundur të kapet më tej në renditje gjatë garave të mbetura.
-
Ajo që mund të thuhet me siguri është se nuk mund të fitojë titullin vetëm me sprintin e së shtunës, por duhet të arrijë rezultatin maksimal edhe në garën kryesore që zhvillohet të dielën në orën 7.00 të mëngjesit.
Gjithsesi, Motegi është thjesht shansi i parë real që Márquez të shpallet kampion në sezonin 2025. Natyrisht, nëse gjithçka shkon mirë dhe kushtet plotësohen. Përndryshe, do të ketë tjetër mundësi një javë më pas në Indonezi.