Aleks Markez me Gresini ia doli të mbërrijë në finish përpara të gjithëve, të dielen në garën e Cmimit të Madh të Katalonjës në MotoGP. Ky është suksesi i dytë sezonal për të, në një garë që e dominoi dhe fitoi me meritë para të vëllait, Marc Marquez me Ducati. Gjithsesi 8 herë kampioni I botës ia doli të mbrojë vendin e parë në klasifikimin e përgjithshëm të botërorit. Podiumi u kompletua edhe me italianin e KTM, Enea Bastianini, i treti, përpara Pedro Acosta. Një garë që në përgjithësi u dominua nga Alex Marquez, I cili I nisur nga pole-position, e mbrojti vendin e parë deri në fund. Mark u përpoq ta parakalojë për pa sukses dhe duhet të kënaqet me vendin e dytë. Një garë të mirë bëri Francesco Bagnaia me Ducati, që u nis nga vendi i 18-të dhe e mbylli në vendin e shtatë. Në “top5” edhe francezi Fabio Quartararo, me Yamahan e tij. Menjëherë gara e ardhshme vjen këtë fundjavë, kur Moto GP zbarkon në San Marino.
