MOTO GP, KONFIRMOHET PER NE BARCELONE ME 16-17 NENTOR GARA E FUNDIT

Sport

Tani është zyrtare.MotoGP konfirmon se eventi final i sezonit 2024 do të zhvillohet në corliom e Barcelonës në Katalunja. Dhe ndryshe nga sa ishte folur më parë, gara do të mbahet në datat e planifikuara tashmë për fundin e sezonit, pra nga 15 deri më 17 nëntor. Ky Cmim i madh, i programuar fillimisht në Valencia, do të vendosë Kampionatin Botëror dhe duelin mes kryesuesit Martin dhe 3 herë kampionit të botës, Pecco Bagnaia.

Për më tepër, gjithcka do të zhvillohet në shenjë solidariteti me komunitetin e Valencias, i prekur nga përmbytjet shkatërrimtare. “Duke qenë se ky është Grand Prix i fundit i sezonit, dhe duke marrë parasysh kontekstin konkurrues të kampionatit dhe ndikimin që gjeneron kjo ngjarje ne ndjejmë përgjegjësinë e organizimit të tij për tifozët tanë dhe për skuderitë e MotoGP, këtë garë do ta mbajmë në nder të viktimave të Valencias”, është shpjeguar në faqen zyrtare të MotoGP. Pra, në vend që të garojë në Valencia, Moto GP në garën finale të saj, do të garojë për Valencian. Për të gjithë ata që janë përfshirë nga tragjedia dhe për të tërë komunitetin valencian.