MOTO GP, BAGNAIA CFARE RIKUPERIMI SI 17 VJET ME PARE!

Sport

Francesco Bagnaia vazhdon të thyejë rekord pas rekordi në Moto GP, mbi të gjitha pas një rikuperimi të jashtëzakonshëm të bërë gjatë garës në Indonezi, që me siguri do të hyjë në histori. Piloti i Ducatit realizoi kryeveprën e radhës, duke arritur edhe të rikthehet në krye të klasifikimit të përgjithshëm të Botërorit, kur mungojnë 5 Cmime të Mëdhenj deri në fund të sezonit. Por mbi të gjitha ia doli të mbërrinte i pari në finish, edhe pse ishte nisur nga vendi i 13-të nga pole-position. Një rikuperim i tillë nuk regjistrohej në Moto GP që prej 17 vjetësh. Konkretisht nga gara e Turqisë në 2006, kur ishte Marko Melandri që trioumfonte, madje duke u nisur i 14-ti. Njësoj si ish-piloti italian i Hondas, edhe Bagnaia u nis nga radha e pestë në start, për t’u bërë më pas protagonist i një gare jashtë normales. “IShte fitore shumë e cmuar prandaj ndihem shumë i kënaqur. Pata ndjesinë e ngjashme me atë të Malajzisë në vitin e kaluar. Ishte mjaft e rënësishme të siguronim atë fitore, ashtu sic ishte tepër e rëndësishme të arrinim edhe këtë në Indonezi. E di shumë mirë që Jorge është tepër i shpejtë, por do të thoja se ishte sukses i merituar nga ana jonë”, është mjaftuar të thotë piloti që kryson me 18 pikë avantazh.Mmbi të gjitha, për kampionin e botës në fuqi të Moto GP, ai në Mandalika ishte triumfi i 13-të i fiksuar në 2 kampionatet e fundit. Për më tepër, Pecco nuk kishte fituar kurrë më parë – as në kategoritë më të ulëta Moto3 e Moto 2-, duke u nisur nën vendin e dhjetë.