Moratti rrëfen sekretet e Interit të tij…

Sport

massimo
Massimo Moratti do të mbetet gjithmonë një nga figurat më të dashura të tifozëve të Interit. Ish-presidenti që u dhuroi ‘tripletën’ dhe një grup lojtarësh që zikaltërit vështirë t’i shohin për një kohë të gjatë. Në një intervistë të fundit të tij, Moratti ka rrëfyer disa nga sekretet dhe prapaskenat e Interit të tij. 73-vjeçari zbuloi se Wesley Sneijder u transferua tek skuadra e tij falë një banakieri të një lokali në ‘Forte dei Marmi’. Djaloshi në fjalë e kishte ndaluar Morattin për t’i thënë se një lojtar i quajtur Sneijder e që luante tek Real Madrid ishte i vetmi që i mungonte skuadrës së Mourinhos. Moratti thotë se këmbëngulja për Sneijder e kishte bërë kurioz të pyeste drejtorin sportiv të klubit, Brancan në lidhje me lojtarin në fjalë. Mourinho kishte dhënë gjithashtu pëlqimin e tij për transferimin e tij dhe Moratti kështu vendosi ta finalizonte. Gjithashtu ai tregon se pati udhëzuar Brancan të merrte informacione edhe për Andres Iniestan, por për Barcelonën ai ishte i pashitshëm.

massimo moratti 1963181
Moratti hodhi dritë edhe mbi një përplasje mes Ibrahimovic dhe Cambiasos. Ish-presidenti i Interit thotë se bisedoi më të dy në përpjekjë për të qartësuar situatën, por Ibra vendosi të largohej drejt Barcelonës, pasi mendonte se aty do të kishte më shumë shanse për fitimin e Champions League. Ndërsa shumë kohë më parë, Moratti tregoi që ishte gati të investonte edhe për të sjellë në Milano, Eric Cantonan. 73-vjeçari tregon se pati shkuar për të parë lojtarin nga afër në sfidën mes Manchester United dhe Crystal Palace, pikërisht takimin ku Cantona pati përplasjen e famshme me tifozët. Një ditë më pas, Moratti arriti akordin me Paul Ince, teksa Cantona nuk e shihte aspak me entuziasëm një transferim në Itali.